Receta e mëposhtme ju ndihmon që të largoni shenjat e errëta në fytyrë, zbardhë lëkurën tuaj në mënyrë natyrale dhe largon edhe rrudhat.
Përbërësit:
Jogurt ose kos
Qepë të kuqe
Vaj esencial i rozmarinës ose livandës
Si ta përgatisni këtë maskë?
Prejeni qepën dhe vendoseni atë në mikser (blender) derisa të bëhet lëng. Vendoseni këtë lëng në një enë dhe më pastaj merrini 2 lugë gjelle nga ky lëng dhe vendosini në një enë tjetër.
Në këtë enë shtojeni edhe jogurtin ose kosin dhe shtoni dy pika të lëngut esencial, dhe përzieni të gjitha mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
Këtë maskë vendoseni në fytyrë dhe masazhojeni fytyrën për 15-20 minuta në lëvizje rrethore.
Më pas lëreni maskën të veprojë për gjysmë ore dhe pastrojeni me ujë.
Pas përdorimit të kësaj maske, nuk do të keni më telashe as me aknet, puçrrat dhe shenjat e mbetura në fytyrë.
Ajo çfarë duhet të bëni është që ta përdorni këtë maskë një javë, çdo ditë. Rezultatet do të ju mahnisin!
Shënim:
Për ata që kanë lëkurë të ndjeshme, mund të përdorni më shumë pika të vajit esencial në këtë maskë.