“Maskat” hyjnë në 4 të mëngjesit, plaçkisin e rrahin në Isniq

Deçan | 15 Pri 2018 | 11:53 | Nga

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në një lokal në fshatin Strellc të Deçanit, ku kanë sulmuar një burrë.

Incidenti ka ndodhur saktësisht në orën 03:55 të mëngjesit të sotëm, njofton Klan Kosova.

“Në një lokal, tre persona kanë rrahur viktimën burrë, pasi që të armatosur dhe me maska kanë hyrë aty për të plaçkitur”.

“Policia duke dalë në vendin e ngjarjes ka takuar viktimën, i cili ka qenë më lëndime për çka menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. Pasi i është dhënë ndihma mjekësore gjendja e tij është përmirësuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Të gjitha njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prej atëherë janë në kërkim të të dyshuarve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme