Këshilltari politik i kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka thënë se Lëvizja “Vetëvendosje” po përdore rrena dhe manipulime për të fituar vota.
Matoshi ka përmendur rastin e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli kur kjo e fundit në një bashkëpjesëmarrëse në takim me zyrtarë të BE-së në Prishtinë – për fatin e të vërtetës ka gënjyer kur deklaroi se zyrtarë të BE-së i paskan thënë se sivjet nuk ka viza për kosovarët.
“Kur një deputete e zgjedhur nga populli e rren atë pa iu dridh çerpiku, atëherë duhet t’ia kujtojmë asaj proverbin që thotë: Nuk më vjen keqe qe m’ ke rrejtë por që s’do të besoj mâ kurrë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Rrena dhe manipulimi publik është shndërruar në doktrinë dhe strategji për me tubue një grusht vota ma shumë, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje.
Një bashkëpjesëmarrëse në takim me zyrtarë të BE-së në Prishtinë – për fatin e të vërtetës – sapo na dëshmoi se Deputetja e VV Fitore Pacolli ka rrejtë ashiqare, kur deklaroi se zyrtarë të BE-së i paskan thânë se sivjet nuk ka viza për kosovarët!?
Kur një deputete e zgjedhur nga populli e rren atë pa iu dridh çerpiku, atëherë duhet t’ia kujtojmë asaj proverbin që thotë: Nuk më vjen keqe qe m’ ke rrejtë por që s’do të besoj mâ kurrë!!!
Manipuluesit nuk e kanë vendin në Kuvend!