Sipas analistit dhe gazetarit, Halil Matoshi, Komuna e Prishtinës ka gabuar rëndë që ka anuluar për dy ditë festivalin e birrës në Prishtinë.
“Komuna e Prishtinës ka bërë gabim fatal qe e ka anuluar ‘BeerFest-in’ pa asnjë analizë serioze se çfarë vërtet ka ndodhë ne sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Matoshit nuk ndërkrehen evente të tilla për pesë-gjashtë gëzhoja të një arme me gaz.
“Sikur newyorkezët, parisienët, madrilenët, berlinasit e të tjerë të abstenonin nga përditshemnia e te mbylleshin në bunkere, kjo do te ishte fitorja përfundimtare e terrorizmit global. Kurse dikush në Prishtine alarmon dhe thërret në mbyllje për pese-gjashte gëzhoja gazi”.