Matoshi: Kurti nuk po di ose do me komuniku drejt me amerikanët

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 23:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka folur rreth qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti, raportit të tij me ShBA-në si dhe aktivistëve të LVV-së.

Matoshi në emisionin Pressing ka thënë se Kurtit po i mungon komunikimi me amerikanët.

“Z. Kurti nuk ka ditë, s’ka mujt, apo ndoshta edhe s’ka dashtë me komuniku drejt me amerikanët. Mungesa e komunikimit na ka sjell në këtë situatë”, tha Matoshi.

Matoshi thotë se i pari i VV’së po përballet edhe me militantët e Vetëvendosjes të cilët sipas tij, i ka ushqyer vetë kundër kundërshtarëve të tij.

“Një pjesë e militantëve të cilët i ka ushqyer në fillim me i etiketu tjerët nuk po mundet me i kontrollu”, theksoi Matoshi.

Të ngjashme