Matoshi për largimin e Bahtirit: AKR-ja nuk pranon politika të tekeve, e as shantazheve

Skenderaj | 26 Gus 2019 | 12:08 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëspresidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri, ditë më parë zyrtarizoi kalimin në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai këtë thotë ta ketë bërë për arsye të politikave jo të mira të kësaj partie.

Por, nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, në një prononcim për EkonomiaOnline, thotë se Bahtiri në cilësinë e zëvendëspresidentit, çdo politikë të kësaj partie e ka shtyrë përpara dhe se kjo nuk mund të jetë arsye për largim.

“Nëse ka pasur ndonjë politikë jo shumë të mirë të AKR-së, ato politika i ka shtyrë vetë Agim Bahtiri brenda AKR-së, për tërë hapësirën që ka pasur si zv.president”, tha Matoshi.

Matoshi tutje u shpreh se politikat brenda AKR-së nuk do të jenë politika të inateve e as shantazheve, por që sipas tij, do të jenë politika liberale për të cilat edhe është përcaktuar partia e nga ai vjen.

“Unë besoj gjithsesi që politikat e AKR-së, tash e tutje do të jenë shumë më të mira, sepse nuk do të jenë politika të tekeve, nuk do të jenë politika të inateve, nuk do të jenë politika të shantazheve dhe të kësaj natyre. Por do të jenë politika tamam liberale, ashtu edhe siç është e përcaktuar në programin e vetë partisë sonë”, u shpreh Matoshi.

Agim Bahtiri, përmes AKR-së arriti të fitojë dy herë garën për të parin e Mitrovicës, ndërsa tashmë ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilin veprim u kritikua nga ish-partia e tij.

Të ngjashme