Matthew Palmer nesër viziton Shkupin

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Palmer, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departmentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon, shkruan Alsat-M.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme