Mattis: Qeveria e Sirisë ka kryer sulm kimik, nuk ka provë për rolin rus

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 08:52 | Nga

Pentagoni po zhvillon hetime nëse Rusia ka luajtur ndonjë rol në sulmin vdekjeprurës kimik të javës së kaluar në Siri, por ka shprehur përkushtim se aktualisht vetëm qeveria e Sirisë e ka orkestruar atë, tha mbrëmë sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis.

“Personalisht e kam rishqyrtuar inteligjencën dhe nuk ka dyshim se regjimi i Sirisë është përgjegjës për vendimin për të sulmuar dhe për vetë sulmin” në qytetin Kan Sheikoun, më 4 prill, nga i cili u vranë 87 vetë, tha zoti Mattis.

Derisa disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se besojnë se Rusia kishte luajtur rol, duke theksuar se i ka pasur forcat e vendosura në bazën e njejtë ajrore prej nga aeroplanët sirianë e lansuan sulmin, Mattis tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë për involvim të Rusisë.

“Ishte shumë e qartë se regjimi i Assadit e planifikoi, e orkestroi dhe e ekzekutoi atë, dhe përtej kësaj ne nuk mund të themi asgjë në këtë moment”, tha sekretari i mbrojtjes, Jim Mattiss.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme