Mesfushori i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, do të jetë të enjten te Juventusi për teste mjekësore.
Gianluca Di Marzio shkruan se palët kanë arritur marrëveshjen dhe Matuidi do të bashkohet me Juven.
Për francezin do të paguhen 20 milionë euro plus bonuse.
Mesfushori 30-vjeçar u bashkua me PSG-në në vitin 2011, prej se kur pronësinë e klubit e morën investitorët nga Katari.
Ai i ka fituar katër tituj kampioni.
Matuidi ka 58 paraqitje me Francën, ndërsa ka marrë pjesë në Euro 2012, Kupa e Botës 2014 dhe Euro 2016.