Maturantët serbë i këndojnë Kosovës në Bujanoc

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 14:43 | Nga

Një grup i maturantëve serbë të Shkollës së Mesme “Sveti Sava” në Bujanoc kanë festuar përfundimin e vitit shkollor në sheshin e qytetit ku edhe i kanë kënduar Kosovës.

Ata sikur tradicionalisht nisen nga objekti i shkollës duke bërë paradë rrugëve deri në sheshin kryesor të qytetit në Bujanoc dhe aty zhvilluan këtë ceremoni.

Të përcjellë me daulle e surle, ata vallëzuan duke kënduar këngë të ndryshme por i kënduan edhe Kosovës një këngë që përsëritet.

“Oj Kosovë Kosova Ime, vendi im i dashur”, ishin disa nga vargjet e kënduara.

Policia lokale po e vëzhgonte këtë aktivitet të nxënësve.

Maturantet serb ne sheshin e Bujanocit i kendojne Kosoves

Maturantët serb i këndojnë Kosovës në zemër të Bujanocit

Gepostet von Titulli.com am Donnerstag, 31. Mai 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme