Maxhuni në Bruksel, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OLAF-in

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 18:41 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Shpend Maxhuni dhe Drejtori i Përgjithshëmem i OLAF-it, Giovanni Kessler nënshkruajnë marrëveshje në Bruksel.

Në Bruksel, respektivisht në selin qendrore në (OLAF- Zyra evropiane kundër mashtrimeve), Policia e Kosovës ka nënshkruar Marreveshje të Bashkëpunimit Administrativ me OLAF (Zyra evropiane kundër mashtrimeve).

Kjo Marreveshje u nënshkrua nga Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Drejtori i Përgjithshëmem i OLAF-it, Giovanni Kessler.

Kjo Marrevëshje do ta ngrisë në nivel zyrtar bashkepunimin në mes të Policisë së Kosovss dhe OLAF-it si Instrument i BE-së.

Policia e Kosovës në kontinuitet është duke avancuar bashkëpunimin me Mekanizmat Nderkombetarë fal profesionalizmit, besueshmerisë dhe përkushtimit për të kontribuar në luftimin e të gjitha formave të krimit.

Gjithashtu sot Drejtori i Përgjihshem i Policise se Kosoves, Shpend Maxhuni zhvilloi takim edhe me perfaqesuesin Special të INTERPOL-it në BE, Pierre ST HILAIRE me të cilin biseduan aspektet e ndryshme të sigurisë në rajon dhe Evropë me theks të veqant luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe atij transnacional.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Pergjthshem i Policisë Maxhuni njoftoi përfaqësuesin special me të arriturat e Policisë së Kosovës, me ngirtjen e kapaciteteve dhe plotesimin e kritereve për anëtarsim në INTERPOL.

Me këtë rast u kërkua edhe mbeshtetja nga ana e zyres së tij për anëtarësim sa më të shpejtë të Policisë së Kosovës në këtë Organizatë Nderkombetare të Sigurisë.

HILAIRE çmoi lartë angazhimet dhe sukseset e Policisë së Kosovës në të gjitha aspektet e sigurisë me theks të veqant angazhimet dhe sukseset në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme