May do të kërkojë nga BE-ja negociata të reja për Brexit

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja britanike Theresa May tha të martën se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian bisedime të reja mbi atë se si Britania do të largohet nga blloku evropian më 29 mars.

Pritet që ajo të flasë në telefon me krerët kryesorë të BE-së një ditë para votimit në parlamentin britanik mbi drejtimin e ardhshëm të Brexit.

BE ka përjashtuar ndryshimet në tekstin ligjor të dakorduar me kryeministren britanike.

Por , May i ka thënë kabinetit të saj se do të kërkojë ndryshime të detyrueshme ligjore në kundërshtimin e diskutueshëm irlandez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme