Kryeministrja e deritanishme e Britanisë së Madhe, Theresa May është parë e emocionuar, madje në lot, pasi ajo sot mori një ovacion nga deputetët, në paraqitjen e saj të fundit si kryeministre.
Ajo iu drejtua deputetëve para se t’ia dorëzonte postin e kryeministrit, Boris Johnson, shkruajnë mediat britanike.
Ndërsa Philip, burri i saj shikonte nga galeria, May ka thënë se kishte bërë më të mirën për të nxjerrë një marrëveshje përmes Parlamentit.
Zonja May, e cila ka shërbyer në stolin Tory për 21 vjet, gjithashtu bëri të qartë se ajo ka ndërmend të vazhdojë të bëjë detyrën e saj për vendin si deputete.
Duke e mbyllur seancën, e cila zgjati më shumë se një orë pavarësisht se ishte paraparë të zgjaste vetëm gjysmë ore, May ka thënë: “Ne po jetojmë nëpër kohë të jashtëzakonshme politike. Kjo Dhomë e Përbashkët është me të drejtë në qendër të këtyre ngjarjeve”.
Zonja May do të shkojë në Buckingham Palace për të paraqitur dorëheqjen e saj për Mbretëreshën. Z. Johnson do ta ndjekë atë, ku pritet t’i kërkohet të formojë një qeveri të re. /Telegrafi/