May nuk do të marrë pjesë debatet parazgjedhore në Britani

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 17:15 | Nga

“Unë besoj në dobinë e fushatave ku politikanët dalin jashtë dhe takohen me votuesit. Çdo herë i besova kësaj dhe këtë do ta bëj”.

Kryeministrja britanike, Theresa May, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debatet parazgjedhore të programeve televizive para zgjedhjeve të parakohshme në vend.

May, vendimin që shkaktoi reagime e njoftoi sot në një program të BBC Radio 4. “Nuk do të marrë pjesë në debatet televizive”, u shpreh May duke thënë se “Unë besoj në dobinë e fushatave ku politikanët dalin jashtë dhe takohen me votuesit. Çdo herë i besova kësaj dhe këtë do ta bëj. Si kryeministre, si deputete e një zonë zgjedhore, do të dal jashtë dhe do shkoj në çdo derë në rajonin tim”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme