May rinis bisedimet me opozitën për Brexit-in

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Dosja e Brexit rikthehet sot në agjendën e britanikëve pas pushimeve të Pashkëve, me rinisjen e diskutimeve të kryeministres, Theresa May me opozitën laburiste në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Nuk i mbetet më shumë se një muaj kohë qeverisë britanike, e cila do të mblidhet në mesditë për një mbledhje të kabinetit të ministrave, për të miratuar marrëveshjen e divorcit të arritur me Bashkimin Evropian nëse dëshiron të shmangë pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane, të planifikuara më 23 maj në Britaninë e Madhe.

Përgatitjet për këtë proces zgjedhor kanë nisur ndërkohë. Eurofobi Nigel Farage nisi fushatën e partisë së tij të Brexit më 12 prill ndërsa partia pro-evropiane “Change UK”, e cila ka bërë bashkë ish-laburistë dhe konservatorë, prezanton sot kryesuesit e listës.

May synon të anulojë këto zgjedhje, të cilat vijnë tre vite pas votimit për Brexit, nëse ajo arrin të miratojë deri më 22 maj traktatin e largimit nga BE-ja nga ana e deputetëve britanikë, e cila rikthehet si çështje për diskutim sot pasdite në Parlament.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme