Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi sot se planifikon të qëndrojë anëtare e Parlamentit britanik, pasi të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.
“Sigurisht që do të qëndrojë pasi do të vazhdoj të jem anëtare e Parlamentit për zonën time elektorale”, tha May para deputetëve pasi u pyet në lidhje me planet e saj të ardhshme në politikë.
Ajo e mohoi mundësinë për të qëndruar kryeministre pas fundit të korrikut, kur pritet të zhvillohet një proces zgjedhor në partinë Konservatore për të nxjerrë një lider të ri të partisë, i cili do të zëvendësojë gjithashtu May në krye të qeverisë.