May takon Merkel: Bisedojnë për plan të përbashkët për Brexit-in

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me veprimet që po ndërmirren për të sjellë një “përfundim të suksesshëm të procesit të Brexitit”.

May ndodhet në Gjermani si pjesë e përpjekjes së saj të fuqishme për të siguruar një shtyrje të datës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

E para e ekzekutivit britanik së bashku me kancelaren gjermane, në veçanti për bisedimet që po i zhvillon me opozitën britanike në mënyrë që të ketë një marrëveshje të dakorduar për Brexitin.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian njoftuan më herët se janë të gatshëm t’i ofrojnë Britanisë një shtyrje të dytë për Brexitin por, sipas tyre, kryeministrja Theresa May duhet të paraqesë një plan të qartë për ratifikimin e marrëveshjes nga ana e parlamentit britanik, shkruan Der Spiegel.

Pa një shtyrje, të premten, Britania duhet të largohet pa marrëveshje nga BE-ja, gjë që mund të shkaktojë tronditje ekonomike.

Me këtë rast Merkel ka thënë se “Britania i duhet Evropës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme