Mbahen dy seanca plenare

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetët duket se gjatë së enjtes do të kenë një aktivitet të ngjeshur.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare.

E para nis në orën 10:00, ku pritet të diskutohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.

Ndërkaq e dyta nis nga ora 12:00 dhe në rend dite ka pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Të ngjashme