Mbahet akademia përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Lumni Surdullit – Shpallet “Hero i Kosovës”

Vushtrri | 06 Kor 2023 | 19:51 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të enjten është mbajtur akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Lumni Surdulli në betejën e Loxhës, raporton Ekonomia Online.

Dëshmorit Surdulli iu nda urdhri “Hero i Kosovës” nga presidentja e Kosovës, e të cilin e pranoi vëllai i tij.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, në fjalën e tij përmendi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Tha se falë tyre e dëshmorëve, frymojnë shqip.

Dëshmorin Surdulli e quajti krenari e Kosovës.

Kjo ditë është një ditë e veçantë sepse është një ditë lirie sepse frymojmë për shkak të dëshmorëve tonë. Lumni Surdulli është ai djalë që trashëgoi atdhedashurinë që nga gjyshërit e tij. Andaj sot Lumni Surdulli është krenaria e Kosovës. Një popull që ka dëshmorë e ka të ardhmen e sigurte. Këta e kanë vendosur një themel të fortë të lirisë sonë. Sot aq sa na duhet ajri të cilin e thithim na duhet koordinimi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sot gjykohen padrejtësisht. I përbashkët i të gjithë neve është atdheu, prandaj ju faleminderit shumë të gjithë juve që e keni gjetur kohën të jeni këtu me neve. Lavdi dëshmorit të kombit Lumbi Surdulli e sot heroit të kombit, dhe të punojmë të gjithë të bashkuar për një Kosovë të të gjithëve, tha kryetari i komunës së Vushtrrisë”, u shpreh Idrizi.

Pas kësaj fjale rasti vëllai i Lumni Surdullit pranoi urdhrin dhe medaljen “Hero i Kosovës” nga përfaqësuesi i presidentes së Kosovës.

Në këtë akademi u shfaq edhe filmi dokumentar për Lumni Surdulli.

Pjesëmarrës të shumtë pati pos prej qytetarëve, bashkëvendësve e familjarëve edhe shumë figura publike zyrtare.

Në betejën e Loxhës bashkë me Surdullin ranë edhe Rrustem Bruqi e Enver Alaj.

Të ngjashme