Mbahet mbledhja e dytë e Unionit të Bashkive Shqiptare

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 16:33 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prania e kryetarëve të komunave shqiptare nga Shqipëria dhe Maqedonia në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë, është shfrytëzuar për tu mbajtur mbledhja e dytë e Unionit të Bashkive Shqiptare.

Kështu ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferecë për media, kur morën pjesë edhe kryetarët e komunave të Tiranës, Tetovës, Gostivarit, Prizrenit.

Ahmeti njoftoi se Unionit i janë bashkuar edhe Gostivari, Prizreni dhe Fieri.

Ahmeti shtoi se ky bashkëpunim po bëhet për të shkëmbyer përvojat. Ai njoftoi se janë pajtuar qe të krijohet edhe sekretariati i Unionit.

“Ne kemi shfrytzuar pavarësinë që ta mbajm mbledhjen e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare. Kjo me idenë që të krijojmë një mekanizëm për shkëmbim të përvojave. Kemi probleme të njëjta dhe është absurde që të mos shkëmbejmë përvoja. Në takimin e dytë vendosëm që të rrisim numrin e komunave. Tani na bashkohen edhe Gostivari, Prizreni, dhe Fieri. U darkorduam ta formojmë sekretariatin, që do të jetë në Tiranë.  Kur e kemi mbajt takimin e parë kanë thënë që po bashkohen shqiptarët, por ne po bëjmë vetëm shkëmbim të përvojave”, tha Ahmeti.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, e vlerësoi të rëndësishëm këtë union.

“Vlerësoj se ky bashkëpunim është i rëndësishëm për komunat tona. Të gjithë qytetarëve të Kosovës u uroj 10-vjetorin e pavarësisë”, tha ajo.

Ndërsa kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, tha se unionin e kanë krijuar për bashkëpunim dhe se nuk ka asgjë sekrete. Pavarësinë e Kosovës, Veliaj e vlerësoi si më të rëndësishmen pas Pavarësisë së Shqipërisë.

“Ska kurfarë drame mbi atë që po realizojmë, ska asgjë sekrete lidhur me Unionin e Bashkive. Sot kemi diskutu për pastrimin. Jam i lumtur që në Tiranë është sekretariati i Uionit. Do të japim edhe mbështetje financiare. Besoj që pavarësia e Kosovës është data më e rëndësishme pas pavarësisë së Shqipërisë. Ka më shumë gjëra qe na bashkojnë sesa na ndajnë”, tha Velijaj.

Shqiprim Arifi deklaroi se sot në Kosovë kanë ardhur edhe për të punuar.

“Kemi kënaqësinë të jemi këtu dhe të ju uroj pavarësinë. Sot kemi punuar paksa, kemi vendosur disa themele për të ardhmen sa i përket unionit. Misioni është që të kemi bashki qe të u shërbejmë qytetarëve. Mendoj që do të kemi sukses”, tha Arifi.

Ndërsa Arben Taravari, kryetar i Gostivari u shpreh i lumtur që komuna e tij do të jetë pjesë e unionit.

“Bashkitë të bashkëpunojnë mes vete. Kam vetëm katër muaj që kam marrë detyrën dhe kam pranuar menjëherë ftestë për tu bërë pjesë e Unionit. Është kënaqesi t’i bashkohemi Unionit, do të bashkëpunojnë”, tha Taravari.

Në konferencë u tha se takimi i radhës i unionit do të mbahet  në tetor të këtin viti në Tetovë.

 

Të ngjashme