Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton “Vrapo pa kufi”.
Drejtuesit e Federatës, këshillit organizativ dhe komunës së Prishtinës, më kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje sportive që kalon kufijtë.
Mbi 500 atletë nga e mbarë bota, kanë nisur garën në disiplinën 2 kilometërshe, 5 km, edhe 10, 21 dhe 42 kilometra.
Risi e kësaj Maratona ‘Prishtina 2024’ është edhe pjesëmarrja e kampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila po vrapon në disiplinën 42 kilometra
Ceremonia e shpalljes së fituesve është caktuar të mbahet në orën 12:30.