Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u morën këto vendime

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e 8 të e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë nënkryetari Fatmir Iska, anëtarët e kuvendit komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë kësaj mbledhje nga kuvendarët janë aprovuar këto vendime: Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme  komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik, Vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Frascineto dhe Vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Civita.

Në këtë mbledhje është aprovuar propozimi i Kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimi i Rregullores për Taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Kuvendarët kanë aprovuar Rregulloren Komunale për Transparencë Komunale Nr.03/2019.

Gjithashtu në këtë mbledhje nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi është dhënë një Informatë mbi implementimin e Planit për investime në hapësirat e hapura publike në Komunën e Rahovecit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme