Në kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të Komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtor të Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit të OSBE-së, sot u mbajte mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunës së Rahovecit për vitin 2018.
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal u rekomanduan këto pika:
1.Propozim Vendimi për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inierte nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore,
2. Propozim Vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në fshatin Ratkoc,
3. Raporti i Auditimit të Brendshëm për Drejtorin për Punë Inspektuese,
4. Informatë rreth sigurisë në shkollat e Komunës së Rahovecit,
5. Informatë rreth ecurisë së hartimit të PZHK-së,
6. Propozim Vendimi për destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore (Stone Castle),
7. Propozim Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale,
8. Propozim Vendimi për Caktimin e Lokacionit për Vendosjen e Trafostacionit dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të Pronës së Paluajtshme Komunale.