Mbahet mbledhje komemorative për Ramush Tahirin – Aliu e quan intelektual të papërsëritshëm

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të nderuar veprimtarinë e politologut, gazetarit e analistit politik Ramush Tahiri në Teatrin “Adriana” në Ferizaj u mbajtë mbledhje komemorative, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se Tahiri ishte intelektual i  papërsëritshëm, duke e quajtur mik të çmuar.

“Miku im Ramush, kjo sallë është e heshtur dhe e mbushur me pikëllim për ty, shpejtë na e dhe lamtumirën, të kisha mik e gjithmonë të çmova si më të shtrenjtin ferizajas”.

Gazetari Nehat Islami tha se argumenti për Ramush Tahirin ishte mbështetja kur fliste për proceset politike.

“Ramushi nuk shkoi për studime në Zagreb që të bëhej sekretar diku. Ai shkoi të shkollohej për të bërë ndryshimet ndaj sistemit komunist”.

Akademiku Ali Aliu tha se vendi dhe shoqëria mbeti pa një njeri të mirë.

“E lehtë i qoftë toka e Kosovës që e deshi shumë”.

Ish-ambasadori Avni Spahiu për Ramush Tahirin tha se vdekja është ditë pikëllimi për tërë Kosovën.

“Ramushi ishte personalitet me kontribut të madh intelektual, i cili e vuri veten në shërbim të kauzës kombëtare. Ishte veprimtar dhe kontribus shumë dimensional dhe nga më të shquarit”.

Djali i Ramush Tahirit, Kreshniku tha se po ndihet krenar e fatlum pavarësisht dhimbjes për humbjen e babait, raporton EO.

“Një ndër vetitë e tij ishte që të mos e përziejë jetën personale dhe atë profesionale, duke mos sjellë problemet e punës në shtëpi”.

“Për mua dhe Valdrinin ishte baba, hati afër perfeksionit, kemi mësuar shumë nga ai por kanë mbetur edhe shumë gjëra që duhet t’i mësojmë”.

Varrimi i Tahirit bëhet në orën 14:00 në fshatin Dremjak të Ferizajt.

Të ngjashme