Mbahet mesha e festës së Pashkëve, lutjet shkojnë për paqen në vend e botë

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të dielën u mbajt mesha të cilës i priu  ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama me bashkëshortën e tij.

Dodë Lush Gjergji, tha se “është më të vërtetë një moment i bukur që të bashkëndajmë harenë dhe gëzimin dhe vullnetin tonë për paqe dhe dashurinë dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend”, raporton Ekonomia Online.

Tutje shtoi, se është e rëndësishme që përmes lutjeve të ndërtohet harmonia dhe paqja në botë, gjithashtu të ndalen luftërat dhe njerëzit të jetojnë në paqe dhe harmoni.

“Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në këtë meshë të dielës së pashkëve po edhe mbrëmë kemi kremtuar në mënyrë solemne është më të vërtetë një moment i bukur që të bashkëndajmë harenë dhe gëzimin dhe vullnetin tonë për paqe dhe dashurinë dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend duke i ftuar të gjithë të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen dhe të lutemi për paqen në botë për të gjithë ata njerëz që janë duke vuajtur nga lufta dhashtë Zoti që princi i paqes të shërojë zemrat e të gjithë njerëzve dhe ata të debojnë urrejtjen nga zemrës së vetë dhe të përqafojnë Krishtin bile paqen e tij porosinë e tij për paqe dhe të mos ketë luftëra dhe vdekje të panevojshme që njerëzit të jetojnë në paqe dhe harmoni”, tha ai.

Ndërkaq i pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama uroi besimtarët e krishterë festën e Pashkëve.

“I uroj të gjithë besimtarët e krishterë , urime Pashkët, është, sot morëm pjesë në këtë ditë ceremoniale, ditë e besimit të krishterë e cila na tregon për reflektim është ri jetësim për paqe për harmoni, për lumturi ndaj njerëzve e për këtë arsye me nderu këtë ditë të madhe, ishim bashkë sot këtu me Kristalen, shfrytëzoj rastin  të iu uroj të gjithëve besimtarëve krishterë, urime Pashkët, paçshit një jetë të gjatë, të lumtur me harmoni të mrekullueshme, jo vetëm për të krishterët por për të gjithë”.

Të ngjashme