Mbahet nesër Panairi i Tregtisë Inverse

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 15:32 | Nga

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) nesër organizon Panairin e Tregtisë Inverse, i cili mbahet në Prishtinë në formën e takimeve B2B.

Panairi i Tregtisë Inverse është një koncept i ri në Kosovë, i fokusuar në krijimin e lidhjeve biznesore në mes të ndërmarrjeve të mëdha, të mesme dhe të vogla me qëllim të promovimit të produkteve vendore, përmirësimit të mjedisit biznesor dhe zvogëlimit/zëvëndësimit të importit.

Kjo ngjarje ka një qasje tjetër nga panairet e zakonshme në Kosovë, sepse aty nuk do të prezantohen produktet e bizneseve nëpër stenda, mirëpo bizneset do të kenë rastin të ekspozojnë kërkesën e tyre për produkte dhe shërbime të cilat i blejnë brenda apo jashtë vendit.

Publiku i panairit të tregtisë inverse janë NVM-të potenciale (nga sektori i agrobiznesit, shërbimeve, prodhimit, etj.) të interesuara në shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre për t’u integruar si furnizues në zinxhirët e vlerave në tregun vendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme