Mbahet provimi pranues në Universitetin e Gjilanit

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 08:11 | Nga

Sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan mbahet provimi pranues për studente të rinj për vitin akademik 2017/18, ku kanë aplikuar rreth 700 maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi.

Në bazë të statistikave, ka patur një interesim mjaft të madh të maturantëve për të qenë studentë në Universitetin “Kadri Zeka”, fakulteti më i preferuar ka qenë Juridiku.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2017-2018, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik, respektivisht programet Banka, Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing dhe programin Menaxhment të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja , program ky i përbashkët në mes tri Fakulteteve- Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike, brenda Universitetit “ Kadri Zeka”, do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Përndryshe, më 25 korrik shpallen rezultatet në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqen e universitetit.Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme