Po mbahen provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:20 | Nga

Që nga ora 9:00 në fakultetin e Edukimit program Fillor dhe Parashkollor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj, njofton kumtesa .

Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve, Banka Finanaca dhe Kontabilitet, programit Menagjment dhe programit Marketing, ata të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, transmeton Koha.net.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2018-2019 të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 23.07.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datë 27.07.2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme