Ekonomia Online
FUNDIT

Mbahet seanca në rastin “Banjska”

Mbahet seanca në rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”, të cilët tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në seancën e 9 prillit. Gjatë seancës, kanë dëshmuar edhe dy policë kosovarë, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si edhe zyrtari […]

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”, të cilët tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në seancën e 9 prillit.

Gjatë seancës, kanë dëshmuar edhe dy policë kosovarë, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë.

Të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Millan Radoiçiq.

Të ngjashme