Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka organizuar Simpoziumin mbarëshqiptar të kirurgëve të fëmijëve, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismali tha se bashkëpunimi ndërmjet personelit shëndetësor ka mbajtur gjallë deri më tani këtë sistem.
“E rëndësishme është të institucionalizohet bashkëpunimi sepse bashkëpunimet i keni në mënyrë individuale secili nga ju arrini të krijoj relacione personale me kolegët tuaj, mirëpo duke arritur të bëjmë në mënyrë të institucionalizuar arrijmë që lidhjet personale të krijohet në lidhje instutcionale dhe si të tilla të shpërndahen”.
“Kosova ju e dini që ka trashëguar një sistem shëndetësor që është mbajtur në këmbë për shkak te vullnetit të mjekëve, mungesa e madhe e buxhetit e ka degraduar, e vetmja që e ka mbajtur gjallë është vullneti i mjekëve”, tha Ismaili.
Ai tha se investimi më i madh është në fushën e kirurgjisë ku personeli aty po kryen një punë shumë të madhe.
“Investimi më i rëndësishëm është kur bëhet në personelin shëndetësor e kryesisht tek kirurgët tanë që kryejnë një punë të madhe. Na bënë krenarë që Kosova është zgjedhur si vendtakim i të rinjve dhe një vetëm të rinjve shqiptarë dhe jo vetëm në Kosovë do të mundohemi ta mbajmë me nderë këtë mundësi”, tha ai.
“Mundoheni t’i shtyni këto investime në kapacitetin njerëzor, dëshira për me u përmirësuar dhe me nxënë praktika të reja është ajo që e bënë dallim mes sistemi të avancuar dhe vetnumërimit”, shtoi Ismaili.
Drejtori i ShSKUK, Basri Sejdiu tha se spitali pediatrike në fillim të viti të ardhëm do të jetë i përfunduar, raporton EO.
“Jemi në situatë që më hapa më të mëdha të bëjmë reformim në shëndetësi dhe gjithsesi në krurigjinë pediatrie. Kirurgjia pediatrie na mundëson që të kemi fëmijë të shëndetshëm sa më pak e të sëmurët është fat i madh qe është në fund spitali pediatrike në fillim të viti të ardhëm do të jetë i përfunduar i pajisur”, tha Sejdiu.
Dr. Emir Haxhija, profesor në Universitetin e Grazit të Austrisë, duke folur për Kirurgjinë Pediatrike, tha se Kosova ka një vizion të jashtëzakonshëm në ndërtimin e një shëndetësie të shëndoshë.
“Ardhmëria është para Kosovës, e ardhmja është e sigurt të gjitha themelet janë duke u vendosur. Ndërtimi i Kirurgjisë së re Pediatrike është vizion fantastik”, tha Haxhija.