Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u mbajt takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve. I pranishëm në takim ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj.
Në njoftim thuhet se, në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, ku secili drejtor paraqiti planet për drejtoritë përkatëse.
“Ndër temat që u diskutuan në këtë takim ishte edhe planifikimi dhe caktimi i datave për ditët e festave, garave, festivaleve, dhe panaireve të ndryshme që pritet të zhvillohen në Komunën tonë gjatë muajve në vazhdim, si dhe planifikimi i ndarjes së buxhetit për këto data të shënuara”.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve pritet të mbahet javën e ardhshme.