Qendra për Hulumtim Dokumentim dhe Publikim, ka mbajtur një takim mbi “Zbërthimin e Konceptit të Pajtimit në Kosovë”.
Me këtë rast, drejtoresha e Qendrës për Hulumtim dhe Dokumentim, Besa Kabashi Ramaj, tha se ky takim është pjesë e projektit dy vjeçar i cili është përkrahur nga partnerët lokal, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se kjo Qendër në fokus kryesor e ka çështjen e pajtimit.
“ Qendra për Hulumtim Dokumentim dhe Publik në fokus të saj e ka çështjen e pajtimit. Ndërsa temat si drejtësia tranzicionale i krahason krahas temës së ballafaqimit me të kaluarën. Gjatë hulumtimeve e kemi parë që janë të ndërlidhura me njëra – tjetrën njëra ka qenë siguria njerëzore. Takimi i sotëm dhe i nesërm është pjesë e një projekti dy vjecar, është përkrah edhe nga partnerët lokalë “, u shpreh Kabashi-Ramaj.
Ndërsa për Kosovën tha se nuk është ruajtur nga fatkeqësitë e viteve të 90-ta.
“ Projekti që e kemi filluar para dy vite është rrjedhojë e nevojës që është dal me zbërthy konceptin e pajtimit në mënyrë autentike- origjinale. Kosova nuk është ruajtur nga fatkeqësitë e viteve 90-ta. Qendra e ka parë të rëndësishme të adresohet çështja e pajtimit ”, tha drejtoresha e kësaj Qendre.
Në këtë konferencë pjesëmarrës ka qenë edhe drejtori i Fondacionit gjerman “ Friedrich Ebert” Stiftung Frank Hantke.
Ndryshe, prezantimi mbi hulumtimin “Zbërthimi i Konceptit të Pajtimit në Kosovë”, ka vazhduar nga pjesëmarrësit tjerë të cilët kanë publikuar rezultatet e nxjerra nga ky dokument.
Qëllimi i këtij hulumtimi thuhet se është rekonstruktimi për konceptin e pajtimit, përmes pikëpamjes autentike të popullatës kosovare dhe të tërheq vëmendjen mbi ato që mund të jenë ndryshime të rëndësishme që duhet të ndërmerren për të arritur pajtimit.
Ndërsa, sipas gjetjeve të raportit të bërë nga Qendra për Hulumtim Dokumentim dhe Publikim, thuhet se mund të nxirren pabarazitë e rëndësishme midis gjeneratave mbi çështjen e pajtimit dhe bashkëjetesës.