Mbahet tryezë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Koordinatorja e dhunës në familje, prokurorja Shenaj Berisha, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane kanë organizuar tryezë diskutimi për reagimin institucional kundër dhunës në familje me Mekanizmat koordinues kundër dhunës në familje.

Gjatë kësaj tryeze pjesëmarrësit kanë diskutuar për të arriturat në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe sfidat që paraqiten nga institucionet përkatëse, në koordinim ndërinstitucional, si dhe për statistikat e rasteve të dhunës në familje ku Prokuroria Themelore në Prishtinë në tre (3) mujorin e parë të vitit 2022, i ka trajtuar me prioritet rastet e dhunës në familje ku efikasiteti në përqindje është 113%.

Penalistë në ketë tryezë ishin John Hanely, këshilltar ligjor, nga Ambasada Amerikane, Sevdije Morina, Prokurore në Prokurorin e Shtetit, Shenaj Berisha, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlora Pacolli, gjyqtare në Gjykatën Themelore, Milazim Govori, Koordinator në sektorin dhuna në familje dhe delikuenca e të miturve në Policinë e Kosovës, Eliza Shporta, udhëheqëse e programit për mbrojtjen e viktimave nga Ambasada Amerikane, Vehbi Mujku, drejtor në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, Doruntina Rexhaj Avokate në Prishtinë, Bekim Dugolli Mbrojtësi i Viktimave në Zyrën për Mbrojtje dhe ndihmë Viktimave dhe Zana Asllani drejtoreshë në Strehimoren në Prishtinë.

Po ashtu, gjatë kësaj tryeze kishte edhe pjesëmarrës të tjerë nga Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, bashkëpunëtorë profesional të prokurorisë, mbrojtës të viktimave, zyrtarë të shërbimeve sociale, si dhe këshillueset psiko-sociale nga Strehimorja e Prishtinës.

Të ngjashme