Shoqërohen në Polici dy persona, posedonin armë zjarri pa leje

Prishtinë | 27 Shk 2025 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion dy persona për shkak të veprën penale ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Në dy raste të ndara në Shtime ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.


Më datë 27.02.2025, rreth orës 10:00, policia në Shtime ka pranuar informatën se një person, 26-vjeçar, në fshatin Godanc, posedon një armë gjuetie pa leje.

Ndërsa, rreth orës 16:10, policia ka pranuar informatën tjetër, se në rrugën ” Komandant Kumanova” një person, 17 vjeç, posedonte një armë zjarri (pistoletë).

Pas veprimeve operative, hetuesit policorë, të dyshuarit i kanë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.

Të ngjashme