Strategu i Citizens është i gatshëm që të paguajë një shumë të madhe të hollash për transferimin e asit të Monaco
Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappe.
Asi i Monaco është në radarin e gjigantëve të Europës, përfshirë Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Por Pep me një ofertë të mundshme prej 100 milionë eurosh do të mundte konkurrencën për ta transferuar atë në Etihad Stadium.