Kylian Mbappe ka shënuar gol në rikthimin e tij nga lëndimi, duke i ndihmuar Paris Saint-Germainit ta mundë 3:0 skuadrën e Nice në Ligue 1.
Sulmuesi francez mungoi në tri ndeshjet e para të PSG-së në ligë – dy humbje dhe një fitore – pasi ishte prekur nga virusi Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Ai e hapi serinë e golave në paraqitjen e parë të këtij sezoni duke shënuar nga penalltia, të cilën PSG-ja e fitoi pasi Kephren Thuram u faulua në zonë.
Di Maria e dyfishoi epërsinë pas një topi të kthyer, pasi goditja e Mbappes u prit nga portieri, ndërsa Marquinhos shënoi për 3:0 me kokë.
Mbappe shënoi edhe një herë një çerek lojë para fundit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
PSG-ja ishte pa Neymar, Layvin Kurzawa dhe Leandro Paredes, të cilët janë të pezulluar për shkak të përleshjes në takimin e kaluar me lojtarët e Marseille.