Real Madrid dhe Monaco kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe bisedimet ndërmjet tyre për sulmuesin Kylian Mbappe po shkojnë mjaft mirë, por duket se problemi më i madh do të jetë vetë lojtari.
Sipas asaj që shkruan “Diario Gol”, 18-vjeçari, i cili kërkohet me ngulm nga gjysma e Evropës, nuk është edhe aq i sigurt për kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”.
Më saktë, ai u ka bërë me dije drejtuesve madrilenë për dy kushte që do ta bindnin për të veshur fanellën e bardhë.
Edhe pse nuk ka përvojë dhe nuk ka fituar ndonjë trofe ndërkombëtar, francezi ka bërë të qartë se në Madrid dëshiron të jetë i paprekshëm nga rotacionet që zbaton trajneri Zinedine Zidane dhe se vetëm Cristiano Ronaldo mund të ketë pagë më të lartë se ai.