Mbappe zgjidhet “Djaloshi i Artë 2017”

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 10:28 | Nga

Kylian Mbappe ka fituar çmimin prestigjioz “Djaloshi i Artë 2017”, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në Evropë nën moshën 21 vjeçare, raporton Goal.

Sulmuesi i PSG-së është në një formë të shkëlqyer në këtë sezon, ndërsa ishte një nga më të mirët në sezonin e kaluar te Monaco, transmeton Koha.net.

18 vjeçari u zgjodh më i mirë nga votat e gazetarëve nga e gjithë bota, me 291 vota, bindshëm më i mirë se ndjekësi i parë Dembele që pati 149 vota. Në vendin e tretë dhe të katërt janë Marcus Rashford e Gabriel Jesus.

Mbappe iu bashkohet yjeve si Messi, Pogba e Isco që kanë fituar më parë këtë çmim që jepet nga Tuttosport.

Image

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme