Mbërrijnë 375 mijë doza të Pfizerit në Shqipëri

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian e ka ‘mobilizuar’ Shqipërinë me 375.000 doza të vaksinës Pfizer, ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë, Orgesta Manastirliu.

Manastirliu shkroi në Facebook se gjatë 21 muajve përballje me pandeminë “mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Evropian ka qenë e pakursyer”.

“Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme