Mbesa e Salih Mustafës: Më fal xhaxh

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Mbesa e Salih Mustafës, Arta Mustafa që punon si gazetare, ka prekur me fjalët pasi Gjykata Speciale e dënoi “Calin” me 26 vjet burg.

Ky është postimi i plotë i saj:

XHAXH,

Më fal, po sot mbeta pa fjalë.

E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: “Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet.

Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri”, me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.

Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s’di ç’të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.

Të ngjashme