Mbështetësit e të djathtës ekstreme marshojnë në Uashington

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 11:51 | Nga

Nacionalistët e racës së bardhë kanë mbajtur një marsh afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington, mirëpo janë përballur me një numër të madh të kundërprotestuesve.

Rreth 20 mbështetës të së djathtës ekstreme kanë mbajtur protestën, e cila është zhvilluar një vit pas dhunës në Sharllotsvill të Virxhinias, që pati rezultuar me një person të vdekur.

Qindra kundërshtarë të kësaj proteste kanë mbajtur një tjetër marsh afër, duke dënuar racizmin.

Të dyja palët janë mbajtur larg njëra-tjetrës nga prezenca e madhe e policisë.

Në organizimin e nacionalistëve ishte planifikuar të merrnin pjesë rreth 400 persona, mirëpo në ditën e protestës kanë marrë pjesë shumë më pak njerëz.

Protestat janë përcjellur me siguri të lartë, teksa janë ndaluar të gjitha armët e zjarrit në atë zonë.

Pas gati dy orëve dhe shiut të rrëmbyeshëm, marshi ka përfunduar dhe protestuesit janë larguar nga zona me automjete të policisë.

Grupi tjetër i kundërprotestuesve është mbledhur në një tjetër zonë, duke brohoritur dhe duke valëvitur pllakata në duart e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme