Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj 31 të pandehurve që dyshohen për veprat penale; pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, marrje e ryshfetit, tregti të ndaluar, keqpërdorim i autoritetit zyrtar e vepra tjera penale.
Aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2019 dhe 01.06.2019, kanë mbetur në fuqi.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit A.V-B, V.D, I.U, dyshohen për shkak të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e Ryshfetit”.
“Të pandehurit I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I, po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua” lidhur me veprat penale: “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”, thuhet në komunikatën e Apelit.
“Të pandehurit A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë” dhe “Marrja e ryshfetit”, thuhet tutje.
Gjykata e Apelit vlerëson se janë përmbushur kriteret nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1, 1.2.2. dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, ngase ekziston rreziku se të pandehurit mund të ikin ose arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, ose mund ta përsërisin apo kryejnë ndonjë vepër të re penale.