Mbi 1 milion euro për rrugën Gorancë–Krivenik, projekti drejt përfundimit

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i fazës së dytë të rrugës Gorancë–Krivenik në Komunën e Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit të ministrisë, pas vizitës së fundit kur kjo rrugë ishte ende në fazën e shtrimit me zhavorr, punimet tashmë kanë avancuar dhe po vazhdon asfaltimi i segmentit të dytë, shkruan IndeksOnline.

Faza e parë e projektit përfshin 1.8 kilometra rrugë, me vlerë rreth 400 mijë euro, ndërsa faza e dytë, e cila është duke u asfaltuar aktualisht, ka gjatësi prej 2.6 kilometrash dhe vlerë prej rreth 694 mijë euro.

Në total, investimi për këtë projekt arrin në mbi 1 milion euro.

Ministria ka bërë të ditur se rruga lidh banorët e Gorancës me Krivenikun dhe zonat përreth, ndërsa pritet të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë në trafik, si dhe në zhvillimin e kësaj zone.

Të ngjashme