Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 50 mijë e 135 raste nga 177 mijë e 387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 298 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10 mijë e 181 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 38 mijë e 656 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 249 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit tetë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 538 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme