Prishtina është komuna që ka pasur më së shumti raste pozitive gjatë asaj që po cilësohet si vala e dytë e Covidit.
Kryeqyteti ka kryesuar për nga numri i rasteve pozitive, por edhe me testime të bëra.
Vetëm gjatë dy javëve të fundit më shumë se 12 mijë persona janë testuar, ku mbi 2 mijë prej tyre kanë dalë pozitiv.
Ky numër i rasteve në kryeqytet ka bërë që Qeveria e Kosovës ta fusë atë në zonë të kuqe bashkë edhe me disa komuna të tjera.
Kriteret e vëna për kategorizim të zonave vazhdimisht i ka kundërshtuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se shkak për numrin e madh të rasteve është edhe numri i testimeve që kryhen në këtë komunë.
E ndërsa në Prishtinë ka numër të madh të testimeve, në disa prej komunave numri i testimeve është dukshëm më i vogël.
Numër më të vogël testimesh se Prizreni ka Peja, ku mesatarisht çdo ditë kryhen 50 testime.
Qeveria ka futur në zonë të kuqe qytetet me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë.
Qytetet e tjera në këtë zonë janë: Peja, Gjakova, Ferizaj, Gjilani, Shtimja, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Mitrovica.