Mbi 100 milionë euro fitimi i bankave kosovare për 10 muaj

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Banka Qëndrore e Kosovës ka publikuar sistemin financiar për muajin tetor të 2021.

Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë shënuar fitime rekorde, kryesisht për shkak të shërbimeve të shtrenjta por edhe nga normat e interesit.

Sipas raportit të fundit (tetorit 2021) të BQK-së, fitimi neto i bankave komerciale ka arritur 100.1 milionë euro.

Sipas BQK-së, norma efektive e interesit në kreditë bankare është 6%, përderisa norma mesatare e interesit në depozita është 1.2 %.

Përndryshe, bankat komerciale në Kosovë kanë 3506 të punësuar, ku nga gjithsej 11 banka komerciale që operojnë në vend, 9 prej tyre janë me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme