Mbi 11 mijë raste të reja me Covid-19 në Gjermani

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Gjermania po vazhdon të raportojë numër të lartë të rasteve të infektuara me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë raportuar edhe 11 mijë e 269 raste të reja të infektuara, ndërsa edhe 232 persona kanë gjetur vdekjen nga ky virus.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, Gjermania radhitet e 10-ta në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në këtë shtet ka shkuar në 1 milionë e 599 mijë e 177.

Ndërsa, 29 mijë e 359 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Deri tani 1 milionë e 184 mijë e 400 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 385 mijë e 418 raste janë ende aktive.

5 mijë e 243 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.

Ndërsa deri tani Gjermania ka realizuar 33 milionë e 708 mijë e 381 teste.

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 79 milionë e 253 mijë e 882.

1 milionë e 741 mijë e 357 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 55 milionë e 835 mijë e 381 janë shëruar nga ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme