Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar 58.61% të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Në mesin e emrave që ishin në garë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës ishte edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi i cili po mbahet prej vitesh në Hagë.
Krasniqi nga votat e numërura deri tani renditet i 14-ti në listën e më të votuarve në PDK duke grumbulluar deri tani 12 mijë e 642 vota.