Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë, numri i rasteve aktive me Covid-19 ka arritur në 13.930.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 raste të vdekjes e 571 raste pozitive si pasojë e koronavirusit.
Numri i të testuarve gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën ka qenë 4.351.
Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste.