Mbi 148.3 milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kjo u bë e ditur gjatë takimit, ndërmjet zëvendësministrit të Financave, Fatmir Gashi dhe drejtorit i AKT-së, Sakip Imeri, të cilët janë takuar me drejtoret rajonal të ATK-së.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimit ishte prezantimi i të arriturave të ATK-së, me theks të veçantë publikimi i raportit të menaxhimit të kërkesave të rimbursim të tatimpaguesve përmes modulit elektronik. Gjithashtu, janë shpalos rezultatet e të hyrave, kontrolleve, vizitave dhe borxheve tatimore.

Në takim ishte zv. Ministri i Financave Fatmir Gashi, i cili shprehi mbështetjen e Ministrisë së Financave për zhvillimet e përgjithshme dhe planin e reformave në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjatë këtij takimi është prezantuar raporti për menaxhimin e kërkesave të tatimpaguesve për rimbursim përmes modulit elektronik, me të cilin janë shënuar rezultate të mira në ngritjen e efikasitetit dhe lehtësimit të trajtimit të këtyre kërkesave në lehtësimin e kostove administrative për tatimpaguesit.

Ju rikujtojmë, se ATK deri me 30 nëntor 2018 ka grumbulluar 94.6 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 421.8 milion euro. Ne krahasim me periudhën janar-nëntor 2018 të vitit të kaluar, ka rritje për 39.9 milion euro apo 10.4 %, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 10.7 milion euro apo 2.6 % më shumë se plani.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 148.3 milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme